Juventusi ngec ndaj Bolonjës, Lecce e Ramadanit i merr pikë edhe Fiorentinës

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 20:44 | Futboll
Juventusi ngec ndaj Bolonjës, Lecce e Ramadanit i merr pikë edhe

Juventusi ka ngecur në një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Bolonjës. Bardhezinjtë madje rrezikuan edhe të dilnin pa pikë nga kjo ndeshje, duke mos treguar atë dëshirë dhe klas si në transfertën e parë ndaj Udineses.

Bologna ishte vendosur mirë në fushë dhe tregoi se kishte ardhur në Torino për të marrë pikë dhe në fund ia doli. Skuadra e Ferguson shënoi në minutën e 24 me anë të Ferguson dhe më tej arriti ta menaxhonte më së miri rezultatin deri në minutën e 80 kur se4rbi Vlahovic realizoi me kokë golin e barazimit.

Ndërkohë, Lecce ka arritur të bëjë një tjetër surprizë në Serie A. Pasi arriti të përmbyste rezultatin dhe të merrte fitoren ndaj Lazios një javë më parë, skuadra ku luan Ramadani arriti të rikuperonte dy gola të pësuar shpejt nga Fiorentina në transfertë dhe mori një pikë nga kjo ndeshje e vështirë. Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare, po tregon se është përshtatur shkëlqyeshëm me futbollin italian, pasi në dy ndeshjet e para ka luajtur minutat e plota dhe ka bindur me paraqitjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos