Milan merr fitoren e dytë, mund 4-1 Torinon

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 13:55 | Futboll
Milan merr fitoren e dytë, mund 4-1 Torinon

Milan siguroi fitoren e dyte radhazi ne kampionat. Kuqezinjtë mposhtën Torinon në San Siro me rezultatin 4-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Pulisiç. Por Torino reagoi menjëherë duke barazuar rezultatin.

Minutat e fundit të pjesës së parë janë vendimtare për ekipin e Piolit të cilët fillimisht kalojnë në avantazh me një penallti të Giroud dhe me pas gjejnë dhe golin e tretë me Theo Hernandez.

Edhe 45 minutat e dyta flasin tërësisht për Milanin. Ishte përsëri Giroud që edhe në pjesën e dytë shënon golin e katërt nga pika e penalltisë duke fiksuar rezultatin në 4-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos