“Juventusi nuk ka vjedhur kurrë”

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 21:41 | Futboll
“Juventusi nuk ka vjedhur kurrë”

Luciano Moggi, ish-drejtori i Juventusit, ishte i pranishëm në mbledhjen e aksionerëve të klubit bardhezi, ku shkaktoi shumë reagime duke rikthyer në vëmendje çështjen e Calciopolit.

Moggi theksoi se nëse në Itali po fajësojnë sërish Juventusin në lidhje me bilancet financiare, atëherë bardhezinjtë duhet të kërkojnë rihapjen e procesit Calciopoli, pasi sipas ish-drejtorit, Juventus fitonte në fushë dhe është dënuar pa të drejtë.

“Juventus dhe ne të gjithë jemi bërë me faj për gjëra të cilat i kanë bërë të tjerët. Nëse po merremi me çështjet e bilanceve, plusvalencave dhe “fair play”-n, atëherë duhet rihapur edhe çështja Calciopoli, një plagë e cila nuk është mbyllur për ne juventinët. Juventus ka fituar gjithmonë në fushë dhe nuk i ka vjedhur asgjë askujt”, tha Moggi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos