“Mendoj që një opozitë e bashkuar që krijon një sinergji brenda vetes së vet dhe marrëdhënie të drejtë me qytetarët është rruga e mundshme për të fituar në këto zgjedhje”. Kështu u shpreh në studion e debatit me Alba Alishanin, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Sipas tij nëse opozita del me disa kandidatë shanset për të fituar i ka sërish Edi Rama.
“Ne kemi zgjedhje me një raund që do të thotë që kandidati që merr nëj votë më shumë zgjidhet kryetar bashkie. Nëse ne do të kemi disa kandidatë shanset i ka kandidati i Ramës dhe kjo do t’ i jepte atij një moment tjetër dhe kjo do të na vendoste në risk përballë zgjedhjeve të tjera dhe do të kemi probleme me standardin e zgjedhjeve, standard që tani është i cenuar. Mendoj që një opozitë e bashkuar që krijon një sinergji brenda vetes së vet dhe marrëdhënie të drejtë me qytetarët është rruga e mundshme për të fituar në këto zgjedhje dhe duke qenë të bashkuar është shumë e vështirë”.
I pyetur se më kë do të shkojnë në zgjedhje, Mediu thekson se ndoshta ka ardhur momenti që partitë e vogla të dalin më vete, por thekson se kjo do të binte në kundërshtim me atë që ai dhe partia e tij ka mbështetur në këto vite.
“Ç’vlerë ka PR në krahun e PD apo në krahun e Komisionit të Rithemelimit që është një shtesë nga pikëpamja e revelancës elektorale. Kjo do ta çonte PR të bënte zgjedhje, por jo për të fituar zgjedhjet, por për të ndërtuar një raport politik. Por kjo do të binte ndesh me atë që duan dhe qytetarët, demokratët në radhë të parë në Shkodër e qytete të tjera. Ndoshta është një moment për t’u vlerësuar që partitë e vogla të krijojnë një raport të vetin dhe të dalin më vete, e kemi menduar po kjo do binte në kundërshtim me atë çka unë dhe PR ka mbështetur gjatë gjithë kohës”.
Por kjo thekson Mediu nuk do të krijonte autoritete konkurruese, pasi sipas tij, pluralizmi u shkatërrua me ndryshimet e reja kushtetuese e ligjore, që zbehu përzgjedhjen e kandidatëve dhe duke ia lënë emërimet kryetarëve.
“Pluralizmi u shkatërrua që kur u vendosën zgjedhjet me një raund, që u bën ndryshimet kushtetuese e ligjore, se po të mbahej sistemi i 2005, apo me 2 raunde krijonin premisa për të nxjerrë autoritete konkurruese, sot i zgjedh dhe emëron kryetari dhe kemi parti të kryetarëve. Për këtë vlerësoj pozicionin e Komisionit të Rithemelimit, por edhe atë që ka thënë PD në historikun e saj të; një anëtar, një votë. Historiku politik 2001-2005 më ka treguar që divergjencat politike e personale janë tejkaluar në shërbim të interesit shumë të madh. Nuk është monopol demokracia”. (A2 Televizion)