Rama takon deputetët dhe drejtuesin e Fierit, çon Xhaçkën në Shkodër

Nga A2 CNN
24 Janar 2022, 19:59 | Politikë
Rama takon deputetët dhe drejtuesin e Fierit, çon

Partia Socialiste nuk humb kohë me përgatitjet për zgjedhjet e 6 marsit. Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë sagën e takimeve me deputetët dhe kryetarët e degëve në qarqet ku do të ketë zgjedhje.

Siparin e këtyre takimeve, Rama e hapi me Fierin. Socialistët ende nuk e kanë një emër për të kandiduar për numrin 1 të bashkisë, pas vakancës që u krijua me arrestimin e Fatos Tushes.

Lëvizje ka edhe në Shkodër, ku Rama ka deleguar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, për t’u kujdesur mbi zgjedhjet e 6 marsit. Xhaçka ka nisur takimet në bazë, ku ka kërkuar angazhimin maksimal të strukturave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos