“Ka bërë thirrje publike për terrorizëm”, shkon për gjykim dosja për Ibrahim El Salih

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 14:09 | Aktualitet
“Ka bërë thirrje publike për terrorizëm”, shkon

Kanë përfunduar hetimet dhe dosja ndaj të pandehurit Ibrahim El Salih (Lekica) nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shkuar për gjykim.

Lekica akuzohet se për veprën penale të “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

“Referuar përmbajtjes së shkrimeve të publikuara nga ky i pandehur (duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim) nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, transkriptimit dhe përkthimit të videove nga gjuha e huaj (arabe) në atë shqipe, është arritur në konkluzionin se, postimet e kryera përmbanin elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Nëpërmjet postimit të përmbajtjes së shkrimeve nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje /propagandë që të shtyjë personat lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin”, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, si dhe ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, njofton SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos