Fluks në porte, emigrantët kthehen për festa në atdhe

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 15:05 | Aktualitet
Fluks në porte, emigrantët kthehen për festa në atdhe

Festat e fundvitit shtojnë lëvizjet në portet më të mëdha të vendit. Janë të shumtë emigrantë të që edhe këtë vit kanë zgjedhur të festojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Vetëm javën e fundit nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 20 mijë udhëtarë. Ndërsa informacionet zyrtare thonë se tragetet po punojnë me lundrime dyfishe, vajtje –ardhje brenda ditës për të përballuar fluksin e madh.

Fluksi I shtuar ndihet edhe në portin e Vlorës. Mbi 800perosna kanë mbërritur mëngjesin e së martës nga dy tragetet e linjës me Italinë.

Referuar rezervimit te biletave, autoritete portuale presin rritje të fluksit deri në ditët e fundit të vitit. Pavarësisht fluksit të shtuar te qytetarëve që vijnë për të festuar në atdhe, portet kanë  shmangur radhët e gjata  duke shtuar numrin e sporteleve në shërbim të qytetarëve. 

Krahasuar me një vit më parë, këtë periudhë është dyfishuar numri i udhëtarëve që vijnë për të festuar në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos