Deri në 4000 euro personi: Tentuan të kalonin 16 të mitur drejt Italisë, 10 të arrestuar në Durrës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 15:58 | Aktualitet
Deri në 4000 euro personi: Tentuan të kalonin 16 të mitur drejt

Dhjetë shqiptarë të Kosovës janë vënë në pranga në Portin e Durrësit pasi kishin organizuar një skemë për të kaluar në Itali 16 të mitur.

Mësohet se të miturit janë prezantuar si ekip hendbolli dhe vizat i kishin siguruar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv. Njëri nga të arrestuarit është organizatori i skemës dhe gjatë kontrollit atij i janë gjetur edhe 5945 euro. 

Gjatë intervistimit në kufi, fëmijët nuk e dinin se çfarë ishte hendbolli dhe këtu lindën dyshimet.

Të arrestuarit janë Blerim Bytyqi, 48 vjeç, Drilon Shala, 32 vjeç, Dukagjin Gunga, 36 vjeç, Fabion Berisha, 21 vjeç, Fatmir Gjoshi, 54 vjeç, Qendresa Krasniqi, 20 vjeçe, Ajishe Demaj, 21 vjeçe, Endrit Demaj, 21 vjeç, Besmir Kadria, 37 vjeç, Almir Kryeziu, 22 vjeç.

Personat e vënë në pranga dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 të miturit nga Kosova që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Pasi të arrinin në Itali, dyshohet se adoleshentët do të kërkonin azil.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se 37-vjeçari B. H. ka organizuar transportimin e fëmijëve dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/17/mbi-10-mije-te-mitur-shqiptare-kane-kerkuar-strehim-ne-itali-ne-7-vite-per-ti-shpetuar-kurthit-te-varferise/
https://a2news.com/2022/04/25/me-prane-botes-se-krimit-rriten-procedimet-ndaj-femijeve-sherbejne-si-cirake-te-grupeve-mafioze/

A2 CNN Livestream

Latest Videos