Ka “dështuar” kudo vitet e fundit, De Boer do të drejtojë Holandën

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 22:05 | Futboll

Lajmi vjen disi i papritur, por Franck De Boer do të jetë trajneri i ardhshëm i Holandës. Vendimi i Federatës holandeze rikthen në skenë trajnerin, që vitet e fundit nuk kishte dëshmuar aftësitë e tij si në fillim të karrierës.

Një prej lojtarëve më të suksesshëm të Vendeve të Ulëta, me 112 ndeshje me fanellën e kombëtares, De Boer rikthehet pasi në 2010 kishte vendin e asistentit të trajnerit van Maarwijk në Botërorin e Afrikës së Jugut, ku Snejder dhe shokë ishin shumë pranë fitores.  

Si trajner, pas shkëlqimit me Ajax, ku fitoi 4 kampionate radhazi dhe thuhet se refuzoi një mundësi te Liverpool, De Boer u transferua tek Inter, ku dështoi  pas vetëm 85 ditë pune, duke u shkarkuar që në nëntor dhe duke lënë ekipin milanez në vendin e 12-të.

I ardhur me famën e fituesit, De Boer u shkarkua nga Interi pas 14 ndeshje, 7 prej tyre të humbura

Nuk shkoi më mirë me Crystal Palace, i shkarkuar pas 5 ndeshjesh, aq sa Jose Mourinho e cilësoi si trajneri më i keq i historisë të Premier League”.

De Boer u riciklua në Shtetet e Bashkuara me Atlanta United, ku pas një viti disi të mirë ku arriti finalen e Konferencës së Lindjes, por në një kampionat jo kompetitiv si ato europianët.

Kjo është një mundësi e mirë për De Boer për të rikthyer lavdinë emrit të tij, duke filluar nga kampionati europian i vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos