Futbollisti më i pasur në botë transferohet në Portugali

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 21:41 | Futboll
Futbollisti më i pasur në botë transferohet në Portugali

Futbollisti më i pasur në botë ka firmosur me Maritimon në Portugali. Nuk bëhet fjalë as për Messin, as për Cristianon dhe as për Neymarin, por për Faiq Bolkiah, nipi i sulltanit të Bruneit.

Familja e tij ka një pasuri prej 16 miliardë eurosh, shumë më shumë sesa ajo që fitojnë lojtarët më të paguar në botë.

22-vjeçari Bolkiah ka lindur në Los Angeles dhe është bërë i famshëm që kur u bë futbollist profesionist dhe u mor vesh prejardhja e tij familjare. Ka luajtur me të rinjtë e Chelsea dhe me Leicester. Pavarësisht se jetën e ka të zgjidhur, Faiq ka luftuar gjithmonë për t’u bërë futbollist dhe kalimi në Portugali është një hap përpara në karrierën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos