De Bruyne (City), Lewandowski (Bayern) dhe Neuer (Bayern) janë kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s. Çmimi do të jepet në 1 tetor, gjatë shortit të Champions League për sezonin e ri.
Për herë të parë në dekadën e fundit, as Cristiano Ronaldo dhe as Leo Messi nuk janë mes finalistëve. Messi u rendit në vend të katërt dhe Cristiano në vend të dhjetë.

Sukesi i Bayern Munchen në Champions League bën që sulmuesi polak të jetë favoriti kryesor për këtë çmim. Lewandowski ishte golashënuesi më i mirë i Champions dhe i Bundesligës, duke qenë elementi më i rëndësishëm në tripletën e Bayern Munchen (Champions, kampionat dhe kupë).
UEFA publikoi edhe kandidatët për trajnerin më të mirë të vitit, të tre gjermanë. Bëhet fjalë për Flick, Klopp dhe Nagelsmann. (A2 Televizion)
