Ka të shkolluar, por nuk ka punë, Instat: Niveli i papunësisë për të diplomuarit mbi 10%

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 18:11 | Aktualitet
Ka të shkolluar, por nuk ka punë, Instat: Niveli i

Të kesh një diplomë gjimnazi apo universitare ka baraz apo më pak gjasa të gjesh një punë se dikush tjetër që ka vetëm 8 apo 9 klasë shkollë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar niveli i papunësisë te personat me arsimin të lartë ishte 10.5 për qind, te ata me arsim të mesëm 13.2 për qind dhe vetëm 10.6 për qind te ata me arsim 8 apo 9-vjeçar.

Po pse të diplomuarit në universitete punësohen më pak? Ky fenomen po ushqehet edhe nga një tjetër arsye.

Paga është edhe pika e përbashkët ku përmblidhet pritshmëritë që shpeshherë kthehen në hendek për t’u futur në tregun e punës.

Nga të dhënat e Bankës Botërore rezulton se në Shqipëri rreth 50 për qind e forcës së punës përbëhet nga individë me arsim 8 apo 9-vjeçar. Në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë, forca e punës dominohet nga niveli i mesëm dhe i lartë i arsimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos