Kafe e raki si në ditë normale, tjetër shkelje flagrante në Elbasan

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 11:16 | Aktualitet

Dëshira për një kafe në ambientet e lokalit të lagjes duket se u ka kushtuar shtrenjtë 5 klientëve dhe pronarit të lokalit në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit.

Ata janë kapur nga policia bashkiake në kundërshtim me rregullat dhe masat mbrojtëse në këtë periudhë pandemie.

Pesë klientë edhe pronari janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Elbasanit. Ndaj qytetarëve është aplikuar gjoba prej 10 mijë lekësh të reja, ndërsa ndaj pronarit të lokalit gjoba shkon 1 milion lekë të reja dhe në rast se rezulton përsëritës i shkeljes së rregullave të pandemisë, rrezikon pezullim të lejes së aktivitetit për 6 muaj.

Ky është rast i përsëritur në qytetin e Elbasanit, ku në mënyrë të papërgjegjshme lokalet funksionojnë në mënyrë të fshehur me qepenat e mbyllura. I tillë ishte edhe rasti i pronarit të një bar-restoranti në afërsi të Gjykatës së Elbasanit, nga ku rezultojnë të infektuar me Covid-19 disa persona në lagjen “5 Maji”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/33elp3nek9c

A2 CNN Livestream

Latest Videos