Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 416 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 11:03 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 416 numri i personave të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 416 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja, 4 në Shkodër dhe 3 në Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 162 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3385 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 416 raste.

Duke ndjekur ecurinë e këtij infeksioni, në grafikun e shpërndarjes së rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-COV2 sipas ditëve, vihet re një trend i qëndrueshëm i rasteve të konfirmuara.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 3 raste, Shkodër 4 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • - Tiranë           199 raste
  • - Durrës           38 raste
  • - Lushnje         5 raste
  • - Elbasan         15 raste
  • - Fier                32 raste
  • - Kavajë           8 raste
  • - Rrogozhinë    4 raste
  • - Korçë             17 raste
  • - Vlorë              5 raste
  • - Shkodër         49 raste
  • - Lezhë            14 raste
  • - Berat              2 raste
  • - Has                12 raste
  • - Krujë             5 raste
  • -Tropojë          4 raste
  • - Pukë               4 raste
  • - Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos