
Në një bilanc edhe pse të përkohshëm të reformës në drejtësi, analisti Ilir Kalemaj evidenton rëndësinë por edhe dështimet gjatë rrugëtimit. “Gjithë kjo reformë e shtyrë, që ka prodhuar një vetting të vonuar dhe një drejtësi të mohuar, është sui generis për sa i përket çështjes së ONM-së, 140 votave me të cilat u mbështet në Parlament me dashje o pa dashje.
Reforma ka prodhuar një vakuum në sistemin e drejtësisë, sot kemi 35 mijë dosje në një afat 10-vjeçar, ka prodhuar një Kushtetuese jo funksionale në kuadrin e ngërçit politik më të madh në 30 vite. Vettingu është përdorur në mënyrë arbitrare dhe selektive, ku një pjesë e vogël nuk e ka merituar, dhe nga ana tjetër disa peshq të mëdhenj kanë shpëtuar”.
Pavarësisht të metave, sipas Kalemajt “ishte reformë që duhej bërë, por nuk dihet ku na ka çuar kjo reformë, dhe kur janë afatet, a është 2024 zgjidhja, apo duhen bërë ato ndërhyrje kushtetuese në mënyrë konsensuale, që do të mundësonin hyrjen në sistem të elementëve të rinj dhe të painkriminuar. Mendoj që Shqipëria i ka asetet e saj ka te shkolluar brenda dhe jashtë vendit që kanë integritetin dhe profesionalizmin dhe janë në gjendje të prodhojnë drejtësi. (A2 Televizion)