Rama ndan pamje nga punimet e rrugës Vodicë - Qafë Dardhë: Lidh Beratin me Gramshin, zhvillon turizmin

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 08:07 | Aktualitet

Rama ndan pamje nga punimet e rrugës Vodicë - Qafë Dardhë:

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga punimet për aksin rrugor Vodicë - Qafë Dardhë. Sipas tij ky investim i hap një rrugë të re qytetit të Beratit, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit.

“Mirëmëngjes dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj rruge nisën në janar të këtij viti. Projekti ka dy paketa: Rikonstruksioni i rrugës Vodicë-Qafë Dardhë dhe restaurimi sistemimi i Çezmës së Tarikos në Tomor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos