
“Kërkesa e Partisë Socialiste për shtyrjen e afateve të vetingut është e justifikuar dhe e domosdoshme për të përfunduar procesin e pastrimit në sistemin e drejtësisë. Kështu u shpreh në “Absolut 4” ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Është domosdoshmëri që të shtyhen afatet e anëtarëve të komisioneve të vetingut që procesi të përfundojë i plotë, me integritet dhe i pacenuar. Kërkohet vijimësia e vetingut në të njëjtat terma dhe me të njëjtët komisionerë e komision kualifikimi”.
Sipas Spiropalit nëse afatet e KPK do të përfundonin në qershor 2022 do të kishim një numër shumë të lartë dosjesh të papërfunduara. Dhe kështu do të kishte cenim të integritetit dhe zvarritje, shton ajo.
“Në rast se afatet e KPK do të përfundonin në qershor 2022 do të kishim 500 dosje të përfunduara dhe 300 të papërfunduara, një numër shumë i lartë. KLGJ dhe KLP nuk e kanë objekt të puëns së tyre dhe parashikohet që procesi i vetingut mund të zgjasë deri në 2026, nëse bëhet nga KLGJ e KLP dhe do të ishte zvarritje dhe cenim i integritetit gjykojmë ne. Procesi i domosdoshëm për pastrimin e sistemit të drejtësisë”.
Të pajustifikuar Spiropali quan edhe hezitimin e opozitës për zgjatjen e afateve, pasi sipas saj opozita duhet të treogjë vullnet për të ëprfunduar reformën në drejtësi.
“Është i pajustifikuar hezitimi i opozitës. Ne nuk i kemi 94 vota, por besojmë te vullneti i opozitës dhe dëshira e tyre për përfundimin e reformës në drejtësi. Ne nuk vendosim ultimatume, por kjo është çështje e vetëdijes politike”. (A2 Televizion)