SHBA-OSBE: Duhet miratuar zgjatja e afatit të organeve të vetingut

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 16:51 | Politikë
SHBA-OSBE: Duhet miratuar zgjatja e afatit të organeve të vetingut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE thonë se Parlamenti duhet të miratojë zgjatjen e afatave të organeve të vetingut.

“U takova me ambasadoren e OSBE në Shqipëri, Del Monaco, për të diskutuar mbi disa çështje. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimet e ONM, Parlamenti duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut. Gjithashtu ramë dakord që autoritetet dhe partitë duhet të veprojnë pas rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet”, shkroi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në Twitter.

Sipas ONM, zgjatja e afatit do të lejonte komisionerët e Shkallës së Parë të vetingut dhe Komisionerët Publikë të përfundojnë të gjitha rastet për të cilat ka filluar hetimi. Mandati 5-vjeçar i organeve të vetingut, sipas Kushtetutës, përfundon në qershor të vitit 2022, ndërkohë që deri më tani në veting kanë kaluar më pak se 60% e gjyqtarëve e prokurorëve.

Për zgjatjen e afatit nevojitet ndryshim i Kushtetutës, që në vetvete kërkon edhe vota të opozitës në Parlament, pasi prekja e ligjit themeltar të shtetit kërkon të paktën 94 vota. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/25/debati-per-mandatin-e-vetingut-klgj-per-a2-cnn-skemi-kapacitet-per-procesin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos