Kalendari i ngjeshur, thirrja e Guardiola-s: Lojtarët të dalin në grevë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 16:19 | Futboll
Kalendari i ngjeshur, thirrja e Guardiola-s: Lojtarët të dalin në

Problemi ekziston prej vitesh, por kaosin e krijuar nga Covid-19, situata ka dalë nga kontrolli dhe është koha për të vepruar. Kalendari shumë i ngjeshur i ndeshjeve në futbollin anglez, për të cilin është ankuar më parë edhe Jurgen Klopp, tashmë ka sjellë reagimin e ashpër të Pep Guardiola.

“Greva e lojtarëve do ta zgjidhte problemin. Është e kotë të flasim. Përpara shëndetit të lojtarëve, Premier League mendon për biznesin që gjenerohet nga futbolli. Për më tepër, mbetemi i vetmi kampionat në kohën e pandemisë, ku kryhen tri zëvendësime dhe jo pesë”, tha Guardiola.

Edhe Shoqata e Futbollistëve Anglezë konfirmoi se do ta mbështesë grevën e lojtarëve të Premier League, bazuar në vëmendjen e pakët që personat kompetentë i kushtojnë marrjes së masave konkrete. Shoqata deklaroi se e ka diskutuar me sportistët hapin e daljes në grevë dhe protagonistët po e shqyrtojnë me kujdes këtë opsion.

Në unison me kërkesën e Guardiolës, për lejimin e pesë zëvendësimeve është edhe trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick. Prej problemeve të shkaktuara nga infektimet, Djajtë e Kuq janë detyruar të mos i luajnë dy ndeshjet e fundit në kampionat. Tashmë, situata duket se është qetësuar dhe përveç të dëmtuarit Pogba, ata i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen e së hënës me Newcastle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos