Tirana fiton 2-1 një derbi të çmendur ndaj Partizanit , ku goli i fitores u shënua në minutën e 100 pas shumë drame, brenda dhe jashtë fushës së blertë, që shkaktuan ndërprerje të vazhdueshme në Arenën Kombëtare.
Pas disa rastesh dhe një goli të anuluar të Xhixhës, Tirana kalon në avantazh në minutën 27 nga Përgjoni, pas një gjuajtje të Ngo.
Tirana fiton 2-1 një derbi të çmendur ndaj Partizanit , ku goli i fitores u shënua në minutën e 100 pas shumë drame, brenda dhe jashtë fushës së blertë Pjesa e parë nuk ofron shumë emocione, ndërkohë që në pjesën e dytë vijojnë ndërprerjet nga flakadanët që gjenerojnë tymnajë
Në të 35-ën minutë, ndeshja pësoi ndërprerje për shkak të gjendjes shëndetësore të një tifozi që mori ndihmën nga mjekët.
Pjesa e parë nuk ofron shumë emocione, ndërkohë që në pjesën e dytë vijojnë ndërprerjet nga flakadanët që gjenerojnë tymnajë.
Barazimi i Partizanit vjen nga 11-metërshi i realizuar nga Stenio Junior, i cili shënoi pasi në tentativën e parë kishte gabuar, por arbitri gjykojë se lojtarët kishin hyrë në fushë. Vendimi i arbitrit shkaktoi reagimin e tifozerisë bardheblu, që filluan të hedhin sende në fushë.
Tirana vijon sulmet e saj dhe pas një rasti të artë të Ngo, është Xhixha në sekondat e fundit që i jep trepikëshin kryesuesve të kampionatit, dhe fundos rivalët e përjetshëm.
Në fund të ndeshjes, një episod i pakëndshëm ndodhi teksa tifozë të ndryshëm nga të dyja palët hynë në fushën e gjelbër dhe disa u përballën teksa futbollistët e braktisnin atë. (A2 Televizion)