Më 14 janar një ngjarje dramatike mund të ketë ndodhur në univers, por asnjëri nuk di ende çfarë 1492 – “Pentateuku” (libri i shenjtë hebraik), i njohur edhe si Pesë Librat e Moisiut, shtypet për herë të parë. Në judaizëm, ky libër është quajtur “Torah”. 1849 – Elizabeth Blackwell bëhet gruaja e parë mjeke në SHBA. Ajo mbështeti arsimin mjekësor për gratë dhe ndihmoi karrierën e shumë të tjerave. Më 1857, Elizabeth krijoi ambulancat e para në Nju Jork. . 1899 – U formua Lidhja e Pejës. 1911 – Akademia Franceze e kundërshton pranimin, si anëtare të fitueses së Çmimit Nobel, Marie Curie, fizikane, kimiste. Ajo është gruaja e pare, që do të varrosej për meritat e veta në panteonin në Paris. 1916 – Isa Boletini vritet në pritë në Podgoricë. 1936 – Lindi Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. 1989 – U nda nga jeta Salvador Dali, piktor spanjoll. Dalí përfundoi 1648 piktura gjatë karrierës së tij, pa përmendur librat e ilustruar, dizenjimet e skenave dhe kostumeve për teatër, një numër të madh vizatimesh, duzina skulpturash dhe projekte të tjerë, përfshirë këtu dhe një film vizatimor për Disney.
(A2 Televizion)