Shpërthimi i vullkanit Taal në Filipine ka shkaktuar kaos të jashtëzakonshëm, me gjysmë milioni persona që janë urdhëruar të evakuojnë zonën.
Duke qenë se tonelata hi nga vullkani kanë shkatërruar shtëpitë dhe infrastrukturën, duke dëmtuar edhe të mbjellat dhe bagëtitë e banorëve, filipinasit janë të varur krejtësisht nga ndihmat që vijnë në qendrat e evakuimit.
Edhe pse situata nuk është e mirë, banorët gjejnë mënyrën që t’i dhurojnë buzëqeshje njëri-tjetrit duke u veshur me rrobat e dhuruara që nuk janë aspak të përshtatshme për to.
Njerëzit kanë dhuruar shumë gjëra, ku mes tyre përfshihen edhe kostume festash shumë qesharake. Por, ka pasur shumë raste kur burrave u ka rënë për pjesë fustan… (A2 Televizion)