Kalulu mjafton ndaj Empolit të Bajramit, Milan ruan vendin e parë

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 22:43 | Futboll
Kalulu mjafton ndaj Empolit të Bajramit, Milan ruan vendin e parë

Milanit i ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Pierre Kalulu, në pjesën e parë, për të mundur Empolin e Bajramit dhe Asllanit.

Kuqezinjtë morën 3 pikët e radhës falë fitores së ngushtë 1-0, që i lejon të mbajnë edhe këtë javë kryesimin e Serisë A.

Milan ka grumbulluar 63 pikë në 29 ndeshje, me Interin që ndjek me 58 pikë, por me dy takime më pak.

Ndërkohë, Juventus fitoi 3-1 në transfertë ndaj Sampdorias, duke përforcuar pozitat në zonën Champions. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Morata (2) dhe një autogol i Yoshida. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/manaj-shenon-te-katertin-ne-serine-a/

A2 CNN Livestream

Latest Videos