Vetëm zhgënjime në Champions, Paris SG ëndërron një trajner vendas

Nga A2 CNN
11 Mars 2022, 12:31 | Futboll
Vetëm zhgënjime në Champions, Paris SG ëndërron

E ardhmja e Mauricio Pochetino duket e vendosur. Pas eliminimit nga Champions League, mediat franceze kanë raportuar se trajneri do të largohet nga stoli i Paris SG në fund të sezonit.

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2023, zhgënjimi është i madh dhe klubi ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin. Ëndrra e madhe e drejtuesve është Zinedine Zidane. Legjenda franceze vlerësohet se ka profilin e duhur për t'i dhuruar parisienëve triumfin në Champions League.

Edhe pse nuk ka luajtur kurrë për PSG, Zidane ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me Real Madrid si trjaner, duke fituar 3 herë Champions League në 4 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos