All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një tjetër sponsor braktis Chelsea-n

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 21:53 | Futboll
Një tjetër sponsor braktis Chelsea-n
All - Paragraf - 1

Kompania Hyundai ka pezulluar kontratën e saj me Chelsea-n, për shkak të situatës në të cilën gjendet klubi me pronar rusin Roman Abramovichk, i cili është sanksionuar nga qeveria britanike.

Hyundai është sponsori i dytë që humbet Chelsea, pas kompanisë së telefonisë Three, që këtë javë njoftoi se ka pezulluar kontratën prej 40 milionë stërlinash në sezon që e lidh me klubin.

https://a2news.com/2022/03/02/abramovich-shet-chelsea-premton-fonde-per-viktimat-e-luftes-ne-ukraine/
All - Paragraf - 3

Kompania e automobilëve, logoja e të cilit është në mëngët e fanellave të “Bluve” të Londrës, tha në një komunikatë se “në rrethanat aktuale” kanë vendosur që të “pezullojnë aktivitetet e tyre të marketingut me klubin”.

Hyundai është njëri prej 16 sponsorëve të Chelsea-t dhe i dytë që braktis klubin, në një moment pasigurie ekonomike për “Blutë”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos