“Kam ardhur të ndihmoj njerëzit nën rrënoja”, turku kapet me valixhen plot me drogë sapo zbret nga autobusi

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 18:55 | Bota

Policia turke ka sekuestruar 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë në valixhen e një personi që ka ardhur me autobus në Dijarbakır. Në deklaratën e tij në polici, i arrestuari tha se ka ardhur në qytet për të ndihmuar me kërkimet në zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Sipas policisë, personi i ndaluar ishte pikasur nga kamerat e sigursë me valixhe në dorë duke zbritur nga një autobus linje dhe kjo kishte shtuar dyshimet mbi prezencën e gjërave të ndaluara brenda valixhes dhe nisën ta ndiqnin.

Pasi e ndaluan në dalje të terminalit të autobusëve, atij iu gjet e fshehur poshtë rrobave 1 kilogram e 940 gram metamfetaminë, dhe u arrestua menjëherë. I dyshuari u dërgua në komisariatin e policisë lokale, nga ku dhe nisën hetimet përkatëse për origjinën dhe destinacionin final të lëndës narkotike.   (A2 Televizion)

https://youtu.be/ME2U4ICjg08
https://a2news.com/2023/02/16/shkembi-ndahet-ne-dysh-dhe-ngec-ne-shtepine-e-te-moshuares-evakuohet-nje-fshat-i-tere-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/
https://a2news.com/2023/02/16/cmendet-turku-hyn-ne-banese-dhe-hedh-nga-ballkoni-dysheket-batanijet-jasteket-e-qilimat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos