
Liverpool nuk është superekipi i sezoneve të kaluara dhe një nga arsyet është rendimenti i ulët i Sadio Mane. Senegalezi ka bërë autokritikë në një intervistë për “Canal+”, duke pranuar se ky ka qenë sezoni më i dobët i karrierës së tij.
“Është sezoni më i keq, duhet ta pranoj. Nuk di se çfarë kam, nuk di se si ta shpjegoj. Madje, kam bërë edhe analiza mjekësore për të parë nëse kam ndonjë problem me fizikun. Gjithçka doli shumë mirë. Nuk e shpjegoj dot”, tha sulmuesi, i cili ka shënuar vetëm 9 gola në këtë sezon të Premier League.
Por, Mane nuk dorëzohet: “Në jetë ka ulje dhe ngritje. Unë do të vazhdoj të punoj fort, duke shpresuar se koha do t’i rregullojë gjërat”. (A2 Televizion)