“Kam bombë në shtëpi, do ta shpërthej”, polici në prag pensioni merr peng gruan dhe tre fëmijët

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 20:17 | Bota

Një oficer policie për asgjësimin e bombave, i cili ka dorëzuar pak kohë më parë një kërkesë për dalje në pension në Samsun, ka marrë peng dhe po mban në banesë me forcë gruan dhe 3 fëmijët e tij.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, është bërë i mundur nxjerrja nga banesa e gruas dhe fëmijëve të agresorit.

Punonjësi i policisë i kërcënoi ekipet e sigurisë duke thënë: “Nëse tentoni të hyni në shtëpi, do ta shpërthej”.

Ka qenë gruaja e tij, e cila ka bërë një telefonatë në Aplikacionin e Mbështetjes Emergjente të Grave (KADES) për të raportuar se po mbahet me forcë dhe pa dëshirën e saj.

Në zonë, sapo morën njoftimin, shkuan forca të shumta policie dhe ekspertë të shpërthimeve, ndërsa vetëm disa minuta pas ndërhyrjes, rezultoi se lëndë plasëse nuk kishte, ndërsa autori është arritur të neutralizohet dhe është dërguar në komisariat, ku po merret në pyetje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos