
Deputeti Flamur Noka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, iu bashkua banorëve të “5 Majit” në protestën e kësaj të enjteje para Kuvendit, ku është duke u mbajtur seanca e radhës.
Noka u shpreh se këta banorë kërkojnë gjysmën e trajtimit që Rama u bëri afganëve të Soros.
“Këta banorë janë hedhur në rrugë, janë mashtruar, janë trajtuar jo si qenie njerëzore, por si kafshë, nga qeveria e pashpirt e shpirtziut Rama dhe e vemies së tij, Veliaj. Këta qytetarë nuk kanë kërkuar asgjë më shumë, përveç se të trajtohen sipas ligjeve në fuqi. Të paktën gjysmën e trajtimit që Edi Rama u bëri afganëve të Soros. Ajo që është edhe më e rëndë në këtë panoramë, është fakti që në të gjitha këto projekte po del hapur se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt e Lulzim Bravës”, tha Noka. (A2 Televizion)