
Kuvendi diskuton sot projektligjet për vetingun e noterëve dhe agjencitë imobiliare që pritet të kalojnë në filtrin e qeverisë.
Seanca nisi me debate, për shkak se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi që të futen në rend dite edhe dy projektligje, ato për ushqimin dhe shërbimet veterinare.
Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se nuk mund të njoftohet në nisje të seancës një ndryshim i tillë. Sipas tij, këto janë projektligje të rëndësishme dhe voluminoze, ndaj dhe deputetët duan kohë të përgatiten për të diskutuar rreth tyre. (A2 Televizion)