Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa dëme në njerëz, u regjistrua në Colmar të Pensilvanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një shofer i moshuar humbi kontrollin e automjetit të tij dhe për pasojë hyri me gjithë të në ambientet e lavazhit dhe u përmbys.
Shoferi 77-vjeçar humbi kontrollin e mjetit pasi ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit dhe përfundoi në urën e lavazhit, të cilët e goditi aq fort, saqë makina u anua.
Sipas pronarit të lavazhit Darin Kapanjie, shoferi mbeti i bllokuar brenda makinës së tij për 90 minuta përpara se të shpëtohej dhe u dërgua në spital me lëndime të lehta. (A2 Televizion)


