Kamerieri shqiptar “hero”, i shpëton jetën klientes në restorant

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 13:12 | Lifestyle

Një kamerier shqiptar u vlerësua si hero nga mediat malteze pas raportimit se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.

TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur e njoftuan se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqimin që po konsumonte në lokal. Endri nxitoi të ndihmonte të moshuarën dhe arriti ta shpëtonte nga mbytja.

Endri Demaj. Foto: TVM

Gruaja tha më pas se pandehu që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falënderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, tha ajo. Edhe në rrjetet sociale veprimi i Endrit u përgëzua nga përdorues të shumtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos