Kamioni çan në dysh autobusin me të moshuar, të paktën 15 viktima

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 08:20 | Bota
Kamioni çan në dysh autobusin me të moshuar, të

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në provincën kanadeze të Manitobës.

Në aksident u përfshi një kamion i madh dhe një automjet që përdorej për të transportuar persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuara.

Përplasja ndodhi pranë qytetit Carberry në Manitoba jugperëndimore, 170 km në perëndim të Winnipeg.

Mediat kanadeze, e cilësojë këtë një ndër aksidentet më të rëndë në historinë e vendit, teksa kanë publikuar pamje nga vendngjarja, ku shihet se një ndër mjetet është përfshirë nga flakët pas përplasjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos