Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, arrestohet dhe vëllai i autorit të dyshuar

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 13:10 | Kronikë
Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, arrestohet dhe vëllai i autorit të

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një tjetër person për vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gropos më pas në zonën e Qafë Mollës në malin e Dajtit.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasit Pajtim Rrushi 42 vjeç, vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes Ferdinand Rrushi, për veprat penale “Veprime që pengojne zbulimin e të vërtetës” dhe “ Fshehje ose asgjësim i kufomës“,  i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Dyshimet e para për vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Ruzhdi Hoxha bien mbi Ferdinand Rrushin, mik i viktimës.

Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se Ferdinand Rrushi është njëri prej autorëve të ngjarjes, ndërsa në automjet kanë qenë edhe 2 persona të tjerë, të cilët zbritën nga makina, para se të arrinin pas malit të Dajtit, ku u gjet edhe trupi i pajetë.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shtetasi Ruzhdi Hoxha është vrarë me armë zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos