Kampet me pagesë, alternativa e vetme për fëmijët në verë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2022, 13:05 | Aktualitet
Kampet me pagesë, alternativa e vetme për fëmijët në

Përfundimi i vitit shkollor impenjon prindërit për të gjetur zgjidhje alternative për fëmijët e tyre në mungesë të organizimeve nga vetë institucionet arsimore shtetërore.

Një prej këtyre alternativave janë kampet verore, të organizuara nga subjekte private dhe që prindërve u kërkohet të paguajnë. Në Durrës, në këto kampe fëmijët, kryesisht nga mosha 6 e deri ne 12 apo 13 vjeç, angazhohen me aktivitete të ndryshme argëtuese e sportive. Por ajo që është më kryesorja mbahen larg të qëndruarit pasiv në shtëpi, apo para ekraneve të celularëve apo tableteve.

Edhe për prindërit kjo zgjidhje është një alternativë e mirë për fëmijët e tyre. Nga ana tjetër, jo të gjithë kanë mundësi të paguajnë kampet verore për fëmijët dhe në këto kushte kërkohet edhe ndihma e shtetit.

E derisa institucionet arsimore shtetërore të mendojnë se si të angazhojnë nxënësit gjatë pushimeve, kampet verore do t’i frekuentojnë ato fëmijë që prindërit e tyre kanë mundësi financiare. Të tjerët, do t’i dorëzohen kushteve familjare, televizorit apo celularëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos