All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kampioni i kikboksit humb jetën në betejë në Mariupol

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 09:27 | Bota
All - Paragraf - 1

Kampioni i botës ukrainas në kikboks, Maksym Kagal, ka humbur jetën në betejë në Mariupol. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase, të cilat theksojnë se atleti ishte pjesë e forcave speciale të Azov.

“Fli i qetë o vëlla, toka është e jotja, do të marrim hak”, ka komentuar trajneri Oleg Skirt.

All - Paragraf - 3

Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në mesin e të rriturve në ekipin kombëtar të Ukrainës. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos