Kanadaja le pas SHBA në procesin e vaksinimit

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 09:11 | Bota
Kanadaja le pas SHBA në procesin e vaksinimit

Kanadaja ka parakaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e vaksinimit të popullsisë, pas disa muajsh kur ndodhej shumë mbrapa fqinjit të saj jugor.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë 48.45% e kanadezëve janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, ndërsa në SHBA janë vaksinuar vetëm 48% e qytetarëve.

Gjatë një deklarate të shkurtër për shtyp, kryeministri Justin Trudeau u shpreh se nëse vaksinimi ecën me të tilla ritme, shumë shpejt do të hapet dhe kufiri për udhëtarët nga SHBA, pas një mbyllje që po zgjat prej 16 muajsh.

Në SHBA, presidentin Biden dështoi në arritjen e objektivit për të vaksinuar 70% të të rriturve brenda datës 4 korrik. Deri tani 68% e amerikanëve mbi 18 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë dhe qeveritë lokale po mundohen të gjejnë zgjidhje për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar. Në këtë fushatë janë përfshirë dhe shumë personalitete të njohura nga bota e artit dhe sportit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos