Këta janë 4 vogëlushët që humbën jetën pasi ranë në liqenin e ngrirë në Britani

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 11:54 | Bota

Katër fëmijët që ranë në liqenin e akullt në Britaninë e Madhe humbën jetën si shkak i mbytjes, sipas raportit mjeko-ligjor që është publikuar së fundmi.

Samuel Butler, gjashtë vjeç dhe Finlay Butler, tetë vjeç humbën jetën bashkë me kushëririn e tyre Thomas Stewart, 11 vjeç dhe 10-vjeçarin Jack Johnson, në një park në Solihull, West Midlands, të dielën e kaluar.

Të dielën pasdite u mbajt edhe një meshë në kujtim të vogëlushëve për të cilët u mblodhën qindra qytetarë. Ditën e sotme u konfirmua po ashtu se të katër fëmijët vdiqën nga mbytja.

Prindërit e Sam, Fin dhe Thomas falënderuan banorët e zonës për mbështetjen që u treguan pas ngjarjes së rëndë të javës që shkoi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/14/djali-gjashte-vjecar-behet-i-katerti-qe-humb-jeten-pasi-ra-ne-liqenin-e-ngrire-ne-britani/
https://a2news.com/2022/12/13/tragjedia-ne-britani-10-vjecari-u-hodh-ne-liqen-per-te-shpetuar-tre-djem-qe-si-njihte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos