Kanadaja siguron një vend në Botëror pas 36 vitesh pritje

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 17:12 | Futboll
Kanadaja siguron një vend në Botëror pas 36 vitesh pritje

Pas 36 vitesh pritjeje, Kanadaja siguroi një biletë për në Kupën e Botës. Përfaqësuesja kanadeze mori një fitore të rëndësishme me Xhamajkën me rezultatin e pastër 4-0 dhe siguroi kalimin më tej.

Një sukses që pritej prej shumë kohësh, pasi Botërori i fundit në të cilin Kanadaja ka marrë pjesë ka qenë ai i Meksikës, në vitin 1986.

Kombëtarja nga Amerika e Veriut bëhet skuadra e 20-të që pret një biletë për në “Katar 2022” dhe tashmë priten të mësohen dhe emrat e 12-të kombëtareve të fundit që do të plotësojnë listën finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos