Nuk rinovoi me Juventusin, Dybala refuzohet në Barcelonë

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 11:11 | Futboll
Nuk rinovoi me Juventusin, Dybala refuzohet në Barcelonë

Nga Spanja vjen një refuzim për Paulo Dybala. Pas tymit të zi në rinovimin me Juventusin, në media qarkulloi lajmi dhe për një transferim të mundshëm të sulmuesit në Barcelonë.

Mirëpo, siç raportojnë mediat, tekniku Xavi Hernandez e cilëson argjentinasin si “një lojtar të mbivlerësuar” dhe jo funksional për projektin e tij taktik. Konsiderata këto që pavarësisht marrëdhënies së shkëlqyer të lojtarit me Presidentin Joan Laporta, në fakt do t'i mbyllnin përfundimisht dyert e Barcelonës.

Në Spanjë do të mbetej në interes vetëm Atletico Madrid, pasi dhe Real Madrid ka hequr dorë nga argjetinasi. Megjithatë, interesi vijon në Itali dhe Angli. Në Serinë A, hipoteza e Interit mbetet e gjallë për Paulon, por të gjitha bisedimet me “zikaltërit” shtyhen për në fund të sezonit dhe i nënshtrohen disa operacioneve në largim nga Marotta.

Në Premier League klubet më të interesuara për argjentinasin do të ishin Chelsea, Arsenal dhe Tottenham. Por, edhe këtu nuk mund të flasim për negociata reale. E ardhmja e Dybala është ende për t'u vendosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos