Mbyllet “rrethi”, Christian Eriksen rikthehet në Kombëtare dhe shënon menjëherë

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 23:21 | Futboll
Mbyllet “rrethi”, Christian Eriksen rikthehet në Kombëtare

Christian Eriksen është rikthyer vërtetë duke shënuar sonte për kombëtaren gjatë një ndeshje miqësore me Holandën.  

Mesfushori që në kampionatin europian të vitit të kaluar la të gjithë pa frymë duke rrezikuar jetën në fushë për shkak të një arresti kardiak, ndoshta ia ka arritur qëllimit të rikthehet në nivele të larta në futboll.  

Pas muajsh terapi, dhe dyshime të shumta për karrierën, Eriksen fillimisht u transferua në Premier League me Brentford pasi la Interin me të cilin fitoi Serie A, nga momenti që në atë kampionat autoritetet nuk pranojnë lojtarë me bypass në zemër si ai i lojtarit danez, sot ai shkëlqeu edhe në Kombëtare, duke mbyllur një rreth që filloi pikërisht me atë fanellë.

https://a2news.com/2022/02/26/zemra-i-pushoi-se-rrahuri-259-dite-me-pare-eriksen-debuton-me-ekipin-e-ri/

Goli erdhi në mënyrën më të papritur, vetëm pak sekonda pasi ishte futur në fushë në pjesën e dytë, duke gjuajtur me të parën një kros im të shpejtë. Goli nuk shmangu humbjen 3-2 për Danimarkën, por vërtetë kjo ishte gjeja më pak e rëndësishme për Eriksen, shokët e ekipit madje edhe për publikun e Amsterdam Arena, stadium ku ai ka luajtur vite me Ajax. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos