Kanceri i gjirit, tetori shton vizitat, por depistimi duhet gjithë vitin

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 17:53 | Aktualitet
Kanceri i gjirit, tetori shton vizitat, por depistimi duhet gjithë vitin

Është tetor dhe mamografitë nuk kanë  pushim. Gra, kryesisht mbi 50-tat, kryejnë kontrollin për kancerin e gjirit. Për një pjesë është kthyer në një vizitë periodike për shkak të frikës nga kanceri ose për shqetësimet që kane patur.

Por janë të shumta gratë dhe nënat që nuk kanë bërë një mamografi apo eko gjiri gjatë jetës së tyre.

Thonë se nuk kanë patur shqetësime ndaj dhe nuk e planifikojnë një vizitë të tillë.

Por kur kanceri i gjirit jep shenja, ndoshta është vonë. Mjekët vijojnë thirrjet për kontrolle të vazhdueshme, pasi kapja e hershme të shpëton jetën

Nëse tetori shton ndjeshëm vizitat dhe  kontrollet për kancerin e gjirit,  në 11 muajt e tjerë mamografia punon pak.

Vitin e fundit ekspertët e shëndetësisë raportuan rritje të sëmundshmërisë nga kanceri i gjirit, mbi 700 raste të reja, ndërsa 225 gra të sëmura humbën jetën prej tij gjatë 2021 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos