
Listë politike, pa asnjë surprizë dhe pa guxim e kanë konsideruar në “Absolut 4” analistët Lutfi Dervishi, Gjergji Vurmo dhe Edlira Gjoni, listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Dervishit kjo listë konfirmon vullnetin e kryetarit të partisë dhe tregon sesi do të jetë parlamenti pas zgjedhjeve. Ai thotë se opozita duhej ta kishte bërë më parë listën e kandidatëve dhe jo në momentet e fundit, sikundër PS.
“Lista e PD është listë politike i duhet të akomodojë në vende të sigurta aleatët kjo është pjesë e faturës që PD duhet të paguajë. Lista e Tiranës nuk ka surpriza. Kjo listë sot na krijojnë një ide sesi do të jetë parlamenti i 25 prillit në vende të sigurta. Ne e shohim parlamentin sot gara bëhet për 15-25 deputetë që do bëjnë diferencën. Konfirmojnë vullnetin e kryetarëve të partive politike. Nga opozita pritej që të bëhej dhe dy muaj më parë dhe jo në limitet e fundit nuk ka ndonjë element surprizë për të mos e ditur këtë listë duhet t’i paraprinte dhe jo të pasonte mazhorancën. Sindroma e marrjes së vendimit në momentin e fundit mbetet prezente edhe ne 2021
Edhe Gjergji Vurmo ndau të njëjtin mendim që lista është politike dhe është në limitet e përfaqësimit të grave.
“Një listë politike, nuk tregon kurajo dhe guxim. PD nuk është shquar për estetikë, as nga ky aspekt nuk lë shije të mirë, është në limitet e përfaqësimit të grave. Kemi 7 zonja dhe jo të gjitha të pozicionuara në vendet më të mira”.
Për Edlira Gjonin gabimi i madh i PD-së është që është pozicionuara në mbrojtje dhe jo në sulm sikurse PS.
“Nuk ka rritur të amortizojë presionet e brendshme, këtë listë ne e dimë prej 4 vitesh. Një gabim i madh i PD ishte në mbrojtje, ndërkohë që PS është në sulm. E gjitha kjo e ka bërë PD të izolohet në një situatë e pafavorshme”. (A2 Televizion)