
Partia Socialiste zyrtarizon sot listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama theksoi se PS është në krye të konkurencës politike dhe alternativa më e pëlqyeshme për shqiptarët për shkak vetëndryshimit, që siç e quajti ai është pika më e fortë dhe pika e parë e manualit të lënë nga Fatos Nano.
“Ne sot zyrtarizojmë në kryesinë e partisë formacionin e skuadrëns sonë kombëtar epë rndehsjen e 25 prillit. Procesi dhe objetkivat: ps ka lindur nga vullenti i vetëndryshimit dhe shpirti i vetëndryshimit është në ADN e kësaj familjeje, është pika e parë e manualit që e kishte si pikë referimi Fatos Nano dhe jam përpjekur ta forcoj e gdhend me bindjen se fuqia e vetëndryshimit është kryesore që e bën PS të paplakshme dhe pakonkurueshme. Jemi në krye të konkurencës politike dhe mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve as nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka, se askush si ne nuk di të vetëndryshojë”.
Kryeministri Rama ka prezantuar kriteret që janë marrë parasysh në vlerësimin e kandidaturave për zgjedhjet e 25 prillit. Boshti kryesor i kritereve, sipas tij kanë udhëheqësit poltikë në qarqe, por duke u mbështetur tek anketimet, pritshmëritë e publikut dhe mbledhja e gjykimeve mediatike e sociale.
“Ne kemi vendosur prej kohësh piketat dhe kemi integruar në këtë proces dhe një mekanizëm të ri përthithje të lojtarëve të rinj, platforma digjitale e deputetëve që duam që ka pasur mbi 1500 të rinj dhe të reja dhe ne kemi mundur të mësojmë shumë për kapacitete e mundshme në dispozicion. Si bosht ka pasur udhëheqësit politikë të qarqeve dhe bazuar në kapacitete në dispozicion dhe jemi munduar ta shtojmë me fushë zgjedhje me sa më shumë lojtarë të mundshëm. Bazuara në pritshmëritë e publikut, por dhe duke u mbështetur dhe tek anketimet, të cilat i kemi bërë në mënyrë të përmuajshme. Po ashtu në gjithë formimin e kësaj skuadre ne kemi pasur karakteristikat e kundërshtarëve dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Një pjesë e rëndësishme në këtë proces ka qenë dhe mbledhja e gjykimeve dhe paragjykimeve mediatike duke ndjekur me vëmendje dhe rrjetet sociale. Vetë dinamika e tyre në kohë është e rëndësishme pro në fund udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat dhe mbi bazë të këtyre që thashë ne kemi përcaktuar objektiva për çdo qark e nivel kombëtar”.
Për kreun e qeverisë skuadra e re do të jetë mishërim i eksperiencës dhe kapaciteteve të reja për të garantuar suksesin e zgjedhjeve. Rama njoftoi se lista është hartuar nga drejtuesit politikë në qarqe dhe shprehet se ai ka ndërhyrë shumë pak, madje disa propozime të tij nuk janë pranuar.
“Skuadra e re do jetë mishërim i një përpjekje të sinqertë mbi eksperiencën, që është burim dije me energji të reja burime të brendshme njerëzore me prurje të reja, që rezonojnë me natyrën e publikut po pa harruar s ene nuk jemi këtu thjesht të fitojmë zgjedhjet se ne jemi forca qeverisë dhe do të qeverisë ne duhet të garantojmë suksesin e betejave për Shqipërinë. Ne nuk na lejohet të bëjmë programe elektorale sa për të marrë votat se ne kemi detyrimin që të jemi të qartë konkretë dhe të garantojmë rezultate e duhura me një skuadër të fortë në zgjedhje dhe qeverisje me program të mirë gjatë fushatës për t’u dëgjuar, por për t’u zbatuar gjatë mandatit të tretë. Këtë herë procesi ka qenë i strukturuar. Unë vetë jam njohur dje dhe sot me draftet për çdo qark dhe për propozimet me kandidatë e kandidate të rinj që jo në çdo rast janë përfshirë dhe kanë sjellë argumentat bindës pse nuk duhen përfshirë dhe kam koordinuar konsensusin për pak lëvizje që do të bëjmë nga qarku në qark për të plotësuar më mirë profilin e skuadrës dhe duke ndjekur përmes fokus grupeve në çdo qark edhe pritshmërinë e publikut për individët”.
Në nisje të fjalës së tij kryeministri Rama falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin të cilat u larguan nga jeta parlamentare, por sipas Ramës arsyetuan tërheqjen e tyre, por do të kontribuojnë në PS.
“Tina dhe Vasilika hyjnë në kategorinë fisnike të politikës ku nga ato që punë e kanë sh të madhe dhe zhurmën e kanë zero dhe mund të kalojën pa u vënë re në ekranin e zhurmshëm të jetës politike nga por gjurmët që kjo kategori lë pas janë ligjet e projekte që e çojnë shoqërinë përpara. Vasilika dhe Tina janë një numër i gjatë në këtë 12-vjeçar gjëra që këto kanë kontribuar në vijë të parë nga reforma në drejtësi, reforma për territorin te ligjet për fuqizimin e grave të minoriteteve, paketë kundër diskriminimit seksual e dhunës ndaj gruas. Nëse do flisja për punën e tyre sot do mbeteshim pa e nxjerrë informacion e skuadrës së 25 prillit. Faleminderit nga zemra për vlerën e shtuar që krijuan në këtë familje për papërtueshmërinë e tyre, argumentet në çdo debat dhe angazhimin shembullor në anëtarësinë e komunitetit në zonat që kanë mbuluar. Faleminderit për energjinë që më kanë dhënë, për çdo fjalë që kanë arsyetuar tërheqjen nga jeta parlamentare dhe do të kontribuojnë në këtë familje me ekspertizën dhe temat e dashura për to”. (A2 Televizion)