Kandidatët e PD, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët”  me Rithemelimin

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 22:53 | Politikë
Kandidatët e PD, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha. Gjithashtu forumet e PD vendosën afatin e këtij komunikimi deri ditën e premte.

Më parë, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se ndihet drejtues dhe ushtrues i detyrës së kryetarit që prej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës, dhe jo vetëm sot por që nga momenti që zoti Basha bëri të ditur dorëheqjen,” deklaroi ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/06/berisha-deklarate-nga-selia-pd-eshte-nje-dhe-vetem-nje-eshte-ajo-e-anetaresise/
https://a2news.com/2023/03/06/a-ndihet-kryetar-i-pd-se-alibeaj-jo-vetem-jam-por-edhe-ndihem-drejtues-qe-kur-u-dorehoq-basha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos