Kandidati i PS për Tiranën, Eljo Hysko: PS, parti në rigjenerim të vazhdueshëm, dua të çoj përpara industrinë kreative

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 09:14 | Politikë
Kandidati i PS për Tiranën, Eljo Hysko: PS, parti në rigjenerim

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën, njëkohësisht dhe kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist, Eljo Hysko, ishte i ftuar në "Dita jonë" në A2 ku foli rreth fushatës elektorale që po zhvillon në funksion të arritjes së objektivit të mandatit të tretë të subjektit që ai përfaqëson.

Hysko, i renditur në vendin e 32 në qarkun e Tiranës, zotohet se nëse do të fitojë një tjetër mandat në Parlament do të çojë përpara industrinë kreative, e cila, sipas tij, duhet të njihet si grup interesi pasi përfaqëson një numër të madh të rinjsh e të rejash që kanë krijuar ekonominë e tyre në sajë të pasionit.

“Partia Socialiste është në rigjenerim të vazhdueshëm, po të shikoni me vëmendje kabinetin qeveritar, grupin parlamentar e të tjera me radhë, janë të rinj që falë eksperiencës dhe profileve po integrohen brenda PS-së, japin kontributin e tyre, sigurisht pa humbur identitetin e PS-së. Unë personalisht e kam ushtruar aktivizimin tim në funksion të gjësë së madhe. Gjatë kësaj fushate jam duke bërë dy komunikime me njerëzit. E para se çfarë ofron Partia Socialiste, se çfarë ka bërë në 2013, 2017 dhe çfarë ofron për periudhën 2021-2025.

Në nivel personal kam marrë disa zotime të cilat, për shkak të eksperiencës së Parlamentit, kam kuptuar që duhet t’i çoj edhe më përpara. Një prej tyre ka të bëjë dhe me industritë kreative. Ne në qytet kemi me dhjetëra djem dhe vajza që merren me dizajn, kinematografi, producentë, kanë studio muzikore dhe që kanë ndërtuar ekonominë e tyre në sajë të pasionit. Ajo që unë dua të bëj është që kjo gjë të njihet si grup interesi. Këta njerëz duhet të kuptojnë që janë pjesë e një industrie dhe për këta njerëz unë do të loboj, bashkë me ta për krijimin e një distrikti të industrisë kreative. Ne duam të krijojmë një qendër për industritë kreative që të shërbejë në formën e një dhome tregtie”, tha Eljo Hysko në "Dita jonë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos