Socialistët zgjedhin diplomatin Ermal Dredha kandidat për zgjedhjet e 14 majit në Vlorë

Nga A2 CNN
25 Mars 2023, 13:10 | Politikë
Socialistët zgjedhin diplomatin Ermal Dredha kandidat për zgjedhjet e

Ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë kandidati i PS-së në zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Vlorës. Asambleja e PS në këtë qytet ndërmjet ish-deputetit socialist Fate Velaj dhe diplomatit shqiptar kanë zgjedhur të prëferuarin e kryesocialistit, Ermal Dredhën.

Për të vendosur emrin e kandidatit është nevojitur vetë prezenca e kryesocialistit Edi Rama në Vlorë, takim në të cilin nuk kanë munguar kritikat në radhët e mazhorancës. Shkak janë bërë deputetët e PS-së, të cilët përveçse dëshirë për të garuar për këtë bashki kanë bërë fushatë për kandidatë të tjerë të padakordësuar me drejtuesin e qarkut.

Gjithashtu, ditën e sotme, në orën 17:00 Rama do të mbledhë kryesinë e PS për të zyrtarizuar listën e plotë me 61 kandidatë për zgjedhjet vendore të 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos