“Kandidati më i urtë i garës, u ndesh me grushta”

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 23:20 | Politikë
“Kandidati më i urtë i garës, u ndesh me grushta”

Bashkia e Elbasanit është në krye të renditjes sa i përket riskut të zgjedhjeve, me 98%, sipas një hulumtimi të Institutit të Studimeve Politike.

Afrim Krasniqi, drejtues i ISP Albania, deklaroi në “Absolut 4” se konflikti Boçi-Luca tregon qartë se çfarë po ndodh në prag të fushatës.

“Kandidati më i urtë në garë, u ndesh me grushta dhe u kap në kamera. Imagjinoni se si është situata në prapaskenë. Elbasani është rasti tipik i grupeve të njohura kriminale, që kanë gëzuar imunitet, që kanë lidhje të forta politike, është i vetmi rast kur ka patur zyrtarë në mbrojtje të policisë. Elbasani është hambar votash. Gjithashtu, është zonë e PS-së, por ndoshta më e varfëra në Shqipëri. Ka edhe një deformim në përfaqësim, që lidhet me dy mandatet e PDIU-së dhe rolit të LSI-së. Duke parë gjithë këto faktorë, mbetet qytet tranzit i shumë gjërave”, deklaroi Krasniqi.

https://a2news.com/2021/03/19/konflikti-boci-luca-kandidati-i-pd-videoja-e-manipuluar-dhe-jo-e-plote/

Gazetari i A2, Armand Bajrami, e konsideroi Elbasanin “qytet problematik, me disa grupe kriminale aktive, që kanë shfaqur mbështetjet e tyre politike”.

“Elbasani është në korridorin kryesor ku qarkullojnë sasitë e lëndëve narkotike e duke qenë kaq i rëndësishëm, grupet e caktuara kriminale duan të kenë njerëzit e tyre në pushtet për të qenë të paprekshëm”, theksoi Bajrami.

Ndërsa analisti Ilir Kalemaj theksoi se Elbasani “është qarku me shtrirjen më të madhe gjeografike dhe shërben si nyje kalimi dhe kemi një vazhdim të vitit 1997. Kjo sagë vijon në Elbasan fatkeqësisht. Edhe ambasadorja amerikane shkoi atje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos