
Kaosi shpërtheu në një sallë gjyqi të Ohajos ditën e enjte, pasi dy vëllezër sulmuan personin e dënuar për vrasjen e nënës së tyre.
Ngjarja ndodhi gjatë seancës së dhënies së dënimit për autorin e vrasjes së Elizabeth Stewart. Një nga vëllezërit u ngrit dhe filloi të godiste personin e prangosur, ndërsa motra e tyre po bëhej gati të lexonte një deklaratë për gjykatën.
Atij ju bashkua edhe vëllai tjetër, i cili arriti ta godiste disa herë vrasësin, para se të ndalohej nga një efektiv në sallë.
Seanca u pezullua dhe i dënuari u shoqërua në spital. (A2 Televizion)