Kaos nga Covid-19 dhe moti, mijëra fluturime të anuluara gjatë fundjavës

Nga A2 CNN
3 Janar 2022, 09:11 | Bota
Kaos nga Covid-19 dhe moti, mijëra fluturime të anuluara gjatë

Ishte një tjetër fundjavë festash stresuese për udhëtarët ajrorë. Mbi 4 mijë udhëtime u anuluan përreth botës, duke bërë që në aeroporte të kishte kaos.

Më shumë se gjysma e fluturimeve të anuluara ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga aeroportet me fluksin më të madh, Chicago O’Hare, u bllokua nga stuhia në ditën e parë të Vitit të Ri dhe nga mungesa e stafit për shkak të përhapjes së lartë të Covid-19.

Nga situata e krijuar, mijëra udhëtarë pushtuan aeroportin ndërkombëtar të Denver, në tentativë për t’u rikthyer në vendet e tyre pas pushimeve. “Njerëzit janë të frustruar”, tha një udhëtar që kërkon të kthehet në Zvicër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos